• Document: Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN
  • Size: 718.9 KB
  • Uploaded: 2019-04-16 22:26:02
  • Status: Successfully converted


Some snippets from your converted document:

Metin Izeti TARIKATI BEKTASHIAN Tetovë, 2001 Lektor: Mr. Elez Ismaili Shtypi: Shtypshkronja „ÇABEJ“ Tetovë 3 „Veprat e bëjnë të pavdekshëm njeriun“ Libri i kushtohet rahmetli Nazmi Gamgamit 5 PARATHËNIE Tarikati bektashian është paraqitur në shekullin XIII në Anadoli, është zhvilluar në periudhën e Shtetit Osman dhe është përhapur në shumë vise të botës. Proçesi zhvillimor i këtij tarikati dita- ditës shumë e më shumë është duke u hulumtuar. Duke filluar prej shekullit të XIX ky subjekt u ka tërhequr vëmendjen, në veçanti hulumtuesve perëndimorë. Hulumtimi i jetës, botëkuptimit dhe sjelljeve bektashiane në mjedise të ndryshme ka rëndësi të madhe në përcaktimin e veprimtarisë së mëtutjeshme si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar. Studimi,i cili gjendet pranë jush, subjekt studimi e ka tarikatin bektashian, botëkuptimet, ritualet dhe sjelljet e bektashinjve, kurse në veçanti janë analizuar bektashinjtë e Maqedonisë. Jemi të vetëdijshëm se ky studim nuk mëton të hulum- tojë çdo gjë në lidhje me bektashinjtë e këtyre viseve por paraqet një shkallë të konsiderueshme në studimin më të thellë të kësaj dhe çështjeve identike. Falënderimet e mia të posaçme ia kushtoj mentorit tim të nderuar Prof. Dr. Avni Ilhanit si dhe baballarëve bektashi Baba Tahir Eminit dhe Baba Ejup Rakipit, të cilët nuk e kursyen ndihmën e tyre. Metin Izeti Prill, 1998 6 PJESA E PARË TARIKATI1 BEKTASHIAN DHE REFLEKTIMI I TIJ NË VISET TONA Tarikati bektashian u paraqit në shekullin e XIII në Anadoli, por gjatë periudhës disa shekullore osmane është përhapur në shumë vise të botës. Ky tarikat ka lozur rol të rëndësishëm në strukurën pasosmane të popujve ball- kanas. Ndikimi i tij në sferën e islamizimit, zhvillimit të arteve të ndryshme e posaçërisht në mbajtjen e barazpeshës mes konfesioneve dhe etnikumeve të ndryshme ka qenë më se i dukshëm. Fenomeni “bektashi” dita-ditës më tepër është duke u hulumtuar nga ana e shkencëtarëve të resorëve të ndry- shme. Duke filluar prej viteve të para të shekullit XIX kjo temë posaçërisht ua ka tërhequr vëmendjen hulumtuesve perëndimorë. Pjesa dërmuese e hulumtimeve të bëra rreth tarikatit bektashian – si në Turqi ashtu edhe jashtë - kanë karakter publicistik. Por megjithatë në literaturën e shkruar në këtë lëmi gjithësesi ka edhe shkrime të tilla, të cilat duke iu përmbajtur të gjitha normave shkencore, në mënyrë sistematike kanë prezentuar vazhdën historike të bektashinjve, besimet dhe mënyrën e jetesës së tyre në mjedise të ndryshme.2 1 Tarikat- rrugë, rend, vëllazëri në misticizmën islame. Në tekstin e mëtutjeshëm do të përdoret në formën e saj origjinale “ tarikat”. 2 Literatura e botuar në Turqi rreth tarikatit bektashian, përveç asaj që ka karakter publicistik, është përplotë edhe me motive ideologjike që aspak nuk përputhen me esencën e tarikatit gjegjës. Për fat të keq, një qasje e tillë problemit bën që pa mos u thelluar në thelbin e 8 Studimi3 i cili gjendet para jush është i bazuar në metodat e hulumtimit të frakcioneve islame si dhe të sociologjisë fetare dhe ka për qëllim prezentimin e besi- meve, botëkuptimeve bektashiane si dhe reflektimin e tyre në viset tona. Gjithashtu edhe reflektimin e këtyre botëkuptimeve në praktikë, respektivisht në marrëdhëniet e bektashinjve me grupet tjera islame në rajon. problemit të nxirren konkluza joreale.Në lidhje me këtë çështje sa për ilustrim do të përmendi disa tituj të botuar në Turqi dhe jashtë saj: Cemal Bardakçi, “Kizilbaslik Nedir”, Istanbul 1945; Kemal Samancigil, “Bektasilik Tarihi”, Istanbul 1945; Riza Çavdarli, “Bektasi Sirri Çozuldu”, Istanbul 1947; Hasan Basri Erk, “Tari Boyunca Alevilik” Is- tanbul 1954; M. Tevfik Oytan,”Bektasiligin Içyuzu”, Istanbul 1970; Murat Sutoglu, “Bektasilik”, Istanbul 1969; Atilla Ozkirimli,”Alevilik-Bektasilik ve Edebiyati”, Istanbul 1985; Adil Gulvahaboglu, “Haci Bektas Veli“; Ismet Zeki Eyyuboglu, “Butun Yonleriye Bektasilik”, Istanbul 1993; Riza Zelyut, “Oz Kaynaklarina Gore Alevilik”, Istanbul 1990 etj. Megjithatë në mesin e botimeve ka edhe të tilla që janë thelluar mirë dhe kanë nxjerrë konkluza shkencore, si p.sh. Prof . Dr. Ethem Ruhi Figlali, „Turkiyede Alevilik Bektasilik”; Mehmet Eroz, “Turkiyede Alevilik ve Bektasilik"; Fuad Koprulu, “Turk Edebiyarinda Ilk Mutasavviflar”; Abdulbaki Golpinarli “Vil

Recently converted files (publicly available):